Për dy ditë u shqiptuan 773 fletëparaqitje ndaj qytetarëve që nuk bartën maska në Prizren

Prizreni

Për dy ditë u shqiptuan 773 fletëparaqitje ndaj qytetarëve që nuk bartën maska në Prizren

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Për 48 orë në Prizren janë plotësuar 773 fletëparaqitje ndaj qytetarëve që nuk bartën maska.

Gjatë 48 orëve të kaluara, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, inspektorët komunalë dhe inspektorët sanitarë nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër COVID-19, në rrugë, sheshe, parqe, qendra tregtare, lokale e biznese të ndryshme.

Në një komunikatë të dërguar për media nga Policia e Prizrenit, thuhet se janë hapur 5 raste për vepër penale, janë kryer 15 kontrolla dhe asistime me inspektorë sanitar si dhe janë dhënë 432 vërejtje policore.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 466 gjoba për kundërvajtje në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat