​Komandant Petriti përkujtohet duke dhuruar gjak

Prizreni

​Komandant Petriti përkujtohet duke dhuruar gjak

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 14:05
Pamje nga dhurimi i gjakut

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj – Komandant Petriti, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuk së bashku me pjesëtarë të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë, si dhe tek monumenti i Lirisë në Prizren.

Për të shënuar këtë ditë u organizua edhe aktiviteti për dhurimin vullnetar të gjakut në repartin e transfuzionit të gjakut në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se përvjetori i rënies së komandat Remzi Ademaj po shënohet me një aktivitet shumë fisnik siç është dhurimi i gjakut.

Ai tha se këtë kohë emergjencë për shëndetin për shkak të pandemisë Covid-19, nevoja për gjak është e madhe, prandaj apeloi që të dhurohet sa më shumë gjak.

Haskuka: Dhurimi i gjakut duhet të jetë prioritet

“Është një vepër shumë fisnike dhe domethënëse për përvjetorin e rënies së komandantit, Remzi Ademaj dhe në këtë situatë kur kemi një emergjencë të shëndetit publik kur kemi pandeminë Covid-19 dhurimi i gjakut duhet të jetë prioritet ngase ka shumë njerëz që iu nevojitet gjaku dhe ne kemi gjithmonë probleme me donatorët”, tha ai.

Ndërsa, Isa Berisha, sekretari i degës së shoqatës së Veteranëve në Prizren, tha se së bashku më familjen Ademaj e organizuar këtë aktivitet me qëllim që edhe në këtë kohë t’i dalin në ndihmë popullit.

Berisha: Dhurimi i gjakut është simbolikë e mirë

“Kemi organizuar këtë aktivitet për dhurim të gjakut, kjo është një sakrificë dhe simbolik e madhe për familjen Ademaj ,pasi që kur ishte nevoja në momente e vështira e dhanë anëtarin e familjes dhe tani po dhurojnë gjak kur dihet që dhurimi i gjakut është simbolik e mirë dhe e domosdoshme për situatën në të cilën gjendemi”, tha ai.

Për të dhuruar gjak në Qendrën regjionale të Tranfuzionit të Gjakut në Prizrenit, kishte ardhur edhe vëllui i heroit, Remzi Ademaj, Shabani.

Ademaj: Është gjest human për të shpëtuar jetë njeriu

“Kjo nuk është hera e parë që po dhuroi gjak për nder të rënie së komandantit, Remzi Ademaj kjo është një iniciativë familjare, është viti i tretë, është gjest human për të shpëtuar jetë njeriu duke e ditur se situata është e vështirë me virusin aktual edhe ne iu bashkëngjitëm kësaj iniciative për të ndihmua sado pak”, tha ai.

Gjak sot dhuroi edhe Granit Ademaj i cili tha se ndihet mirë kur dhuron gjak pasi që shpëton një jetë.

Ademaj: Çdo vit dhuroj gjak

“Shumë mirë me dhurua gjak për të sëmurët. Gjak ndihem shumë mirë kur dhuroi... çdo vit dhuroj”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat