Kryeziu thotë se në rajonin e Prizrenit ka rënie të numrit të rasteve me Covid-19

Prizreni

Kryeziu thotë se në rajonin e Prizrenit ka rënie të numrit të rasteve me Covid-19

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 23:40
Foto ilustrim

Drejtori i QRSHP’së në rajonin e Prizrenit Fadil Kryeziu thotë se në këtë rajon kohëve të fundit është vërejtur një rënie e numrit të të infektuarve.

“Kemi një rënie eventuale të lehtë të të infektuarve në regjionin e Prizrenit Megjithatë ne si Institut po vazhdojmë punën duke gjurmuar dhe hulumtuar të gjitha rastet eventuale me Covid-19’, tha Kryeziu.

“Nga 1 gushti e deri më sot kemi testuar më tepër se 430 qytetarë të cilët mund të kenë qenë të hospitalizuar ose kanë pasur simptoma të dyshuar për Covid-19’, shpjegoi ai.

Sipas tij numri më i madh i të prekurve në këtë rajon është në qytetin e Prizrenit.

“Në bazë të numrit të të testuarve them se numri më i madh i personave të hulumtuar vjen nga Prizreni e pastaj Suhareka, Dragashi dhe Malisheva e Mamusha’, tha Kryeziu.

Aktualisht në regjionin e Prizrenit janë 240 raste aktive ndërkohë 64 pacientë po trajtohen në spitalin e Prizrenit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat