Gjykata e Prizrenit mban online seancë gjyqësore për shkurorëzimin e një qifti

Prizreni

Gjykata e Prizrenit mban online seancë gjyqësore për shkurorëzimin e një qifti

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 11:32
Gjykata e Prizrenit mban online seancë gjyqësore për shkurorëzimin e një qifti

Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur sot seancën e parë gjyqësore online.

Siç njofton kjo gjykatë, seanca kishte të bënte me një rast të shkurorëzimit dhe u mbajt nga gjyqtari Gëzim Shehu.

“Me fillimin e organizimit të procesve të gjykimeve në distancë duke përdorur teknologjinë e video koneferencave, qëndrueshmëria dhe vullneti i gjykatave të Kosovës ka gjetur zgjidhje inovative për ruajtjen e efikasitetit dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Seanca u mbajt nga gjyqtari Gëzim Shehu, lëndë civile – shkurorëzim”, thuhet në njoftim.

Kjo seancë u mbajt me mbështetjen e programit të USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (USAID/JSSP).

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat