Hapet konkursi për pranimin e studentëve në Universitetin e Prizrenit

Prizreni

Hapet konkursi për pranimin e studentëve në Universitetin e Prizrenit

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2020-2021.

Përmes një komunikate, universiteti ka njoftuar se në afatin e parë do të regjistrohen 1680 studentë.

“Universiteti ‘Ukshin Hoti’ në Prizren, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2020/2021, do të regjistrojë  1680 studentë, prej të cilëve 1630 studentë të rregullt dhe 50 studentë me korrespondencë.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit, bëhet prej 21.09.2020 deri më 30.09.2020, nga ora 09:00-15:00 (ditë pune) ditën e fundit dokumentet pranohen deri ora 16:00. Provimi pranues do të mbahet më 02.10.2020, duke filluar prej orës 09:00,” thuhet në komunikatë.

Konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2020-2021 e ka hapur sot edhe Universiteti i Prishtinës, ku do të pranohen gjithsej 6638 studentë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat