Polici gjobit qytetarin për mosmbajtje të maskës, ndërkaq shkelë vetë ligjin antiCOVID

Prizreni

Polici gjobit qytetarin për mosmbajtje të maskës, ndërkaq shkelë vetë ligjin antiCOVID

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, vazhdon të gjobisë qytetarët të cilët nuk i respektojnë masat e Qeverisë antiCovid.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 848 tiketa për mosrespektim të ligjit COVID-19.

Por, nuk janë vetëm qytetarët që nuk po i respektojnë këto masa. Edhe ata që shqiptojnë gjoba, vet shkelin vendimet e Qeverisë.

Rast i tillë ka ndodhur të shtunën në Prizren.

Një qytetar i cili është gjobitur për mos mbajtje të maskës, ka treguar se si vetë polici që ia shkruan dënimin nuk mban maskën.

Ndryshe, ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.

Ky ligj i ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi.

E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë COVID-19.

Ndërsa, në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat