Dërgohet në spital një person pasi e zuri rryma

Prizreni

Dërgohet në spital një person pasi e zuri rryma

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Një person deri sa ka qenë duke punuar në një shtyllë elektrike, ka rënë në një kontakt me elektricitetin dhe është lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë emergjenca dhe i ka dhënë ndihmë mjekësore e më pas e ka transportuar në spitalin rajonal.

Sipas mjekëve viktima ka lëndime të lehta dhe pas tretmanit lirohet për në shtëpi, njofton raporti 24-orësh i policisë.

Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, rreth orës 16:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat