​Prokuroria nis hetimet për tre drejtorë të Komunës së Prizrenit

Prizreni

​Prokuroria nis hetimet për tre drejtorë të Komunës së Prizrenit

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 19:41
Prizren

Kanë nisur hetimet penale ndaj tre drejtorëve të Komunës së Prizrenit, për veprën penale për mosrespektim të vendimeve të gjykatës. Bëhet fjalë për drejtoreshën e Arsimit, Xhemile Vezgishti, drejtorin e Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi dhe drejtoreshën e Turizmit Sevil Kazaz.

Për këta të fundit avokati Gent Gjini po pretendon se nuk kanë respektuar vendimin e gjykatës për masë të përkohshme të pezullimit të konkursit, dhe 11 punonjësit kanë shkuar në vendin e tyre të punës ku kanë nënshkruar kontratat dhe kanë marrë edhe pagat.

Ky është njoftimi i plot i avokatit Gent Gjini:

“Dëshiroj te ju njoftoj se unë Avokat Gent Gjini pasi përfaqësojë palën e dëmtuar dhe pasi kam bërë denoncimin penal lidhur me 3 drejtore te Komunës se Prizrenit prokurorja e rastit ka marrur vendim tani për nisjen e hetimeve penale për 3 drejtori te komunës se Prizrenit këtu për drejtorin e Arsimit drejtoresha Xhemile Vezgishti Drejtorin për Shërbime Publike Osman Krasniqi dhe Drejtorja e Turizmit Sevil Kazaz

Pra ndaj këtyre 3 drejtorive janë nisur hetimet penale nga ana e prokurorisë se shtetit për veprën penale për mosrespektim te vendimeve te gjykatës .

Këtu behet fjale për një vendim gjykateje me mase te përkohshme te cilën e ka marrur gjykata e Prizrenit e me te cilën është dashur te pezullohet konkursi per 11 punonjës ne këto 3 drejtori por këta Drejtori te cilët kane pasur për detyre ta respektojnë vendimin e gjykatës për mase te përkohshme te pezullimit te konkursit këta nuk e kane bere dhe 11 punonjësit kane shkuar ne vendin e tyre te punës i kane nënshkruar kontratat dhe kane marrur pagat e dyta tani .Tani ne jemi pale te dëmtuar ku unë ne ketë rast jam avokat i palës denoncuese Arian Pulaj dhe jemi ata te cilët e kemi bere njoftimin dhe tani çështja ka kaluar ne nisjen zyrtare te hetimeve ndaj 3 drejtoreve te cilët ne procedure penale janë te pandehur

Këta 3 drejtore duhen te suspendohen nga ana e autoritetit te Komunës se Prizrenit pasi tani me janë nisur hetimet zyrtare nga ana e prokurores por qe fatkeqesisht ende janë ne detyre dhe janë totalisht te papërgjegjshëm mbi ligjin”, ka njoftuar ai.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat