​Ekipi mjekësor ushtarak italian diskuton me të rinjtë për rritjen e ndërgjegjësimit rreth COVID-19

Prizreni

​Ekipi mjekësor ushtarak italian diskuton me të rinjtë për rritjen e ndërgjegjësimit rreth COVID-19

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 16:16
Foto Ilustrim

Ekipi mjekësor ushtarak italian që vepron në Kosovë dhe mbështet reagimin vendor ndaj COVID-19, ka diskutuar me asamblistët e ri të Prizrenit për të rritur nivelin e ndërgjegjësimit rreth pandemisë.

Takimi u mbajt në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Prizrenit dhe pjesëmarrësit ishin prej 18 dhe 22-vjeç, që vinin nga shkollat e mesme dhe universitete të ndryshme.

Nisma u vlerësua shumë nga asamblistët e ri dhe nga institucionet lokale, pasi ishte shembulli i parë i bashkëpunimit civilo-ushtarak në fushën e angazhimit të komunitetit për të rritur ndërgjegjësimin mbi pandeminë globale, me një fokus të veçantë te të rinjtë, thuhet në një komunikatë për media të KFOR-it.

Sipas një studimi të fundit, 1/3 e popullatës në Kosovë nuk beson se virusi është i vërtetë, ndërsa 61% thonë se COVID-19 ishte "më pak i rrezikshëm” se sa përshkruhet nga autoritetet dhe mediat.

Për këtë arsye, falë bashkëpunimit të ngushtë me institucionet shëndetësore në Kosovë dhe rolit lehtësues të KFOR-it, mjekët dhe infermierët ushtarakë italianë mbajtën një ligjëratë për të rinjtë e Kosovës për të vënë theks në domosdoshmërinë e marrjes së masave parandaluese në këtë çast të rëndësishëm dhe për të lënë vendin të ecë përpara.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale dhe larja e duarve janë të ashtuquajturat "mjete të teknologjisë së ulët" që ekspertët i njohin si mjetet e vetme që ia mundësojnë Kosovës t’i kthehet normalitetit.

KFOR lehtësoi ngjarjen, i cili paraqiti një intervistë të regjistruar të një 19-vjeçari, i cili kishte qenë i infektuar me COVID-19 dhe e kishte tejkaluar virusin pasi ishte shtruar në spital në kujdesin intensiv.

Të pranishmit morën pjesë gjithashtu në sondazhe të ndryshme për të testuar emocionet dhe njohuritë e të rinjve për COVID-19.

Ndryshe, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të rinjtë përfaqësojnë popullatën më të prekur nga Sars-Cov-2 në Kosovë, edhe pse vetëm disa prej tyre kanë simptoma dhe format më të rëndë të COVID-19. Sidoqoftë, personat pa simptoma të kësaj sëmundjeje janë problemi i vërtetë për përhapjen e virusit. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat