Kush e shkruajti sloganin në Prizren? Mytaher Haskuka shpjegon dhe kërcënon mediat me padi

Prizreni

Kush e shkruajti sloganin në Prizren? Mytaher Haskuka shpjegon dhe kërcënon mediat me padi

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 18:29
Mythaher Haskuka

Kryetari i Prizrenit, Mythaher Haskuka në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ka reaguar pas publikimit në media për një slogan politik në një park të fëmijëve.

Sipas tij është një lajm i shpikur se kinse në një parqet e fëmijëve , Komuna e Prizrenit ka shënuar slogan politik.

‘Si shumë lajme të tjera të shpifura, edhe dje në portale dhe nëpër media u plasua një lajm i shpikur, kinse në një nga parqet për fëmijë, Komuna e Prizrenit ka shënuar një slogan politik’, ka shkruar Haskuka.

Postimi i plotë

Si shumë lajme të tjera të shpifura, edhe dje në portale dhe nëpër media u plasua një lajm i shpikur, kinse në një nga parqet për fëmijë, Komuna e Prizrenit ka shënuar një slogan politik.

Kjo është e pavërtetë! Për ata të cilët dëshirojnë që të lidhin qëllimisht këtë shkrim me Komunën e Prizrenit, dua t’ju njoftoj se Komuna e Prizrenit asesi nuk bën dhe madje nuk lejon shkrime të tilla në hapësira publike dhe është duke shqyrtuar se si ka ndodhur rasti në fjalë.

Për këtë arsye ekipet tona menjëherë kanë dalur në terren dhe kanë vërtetuar se slogani i shkruar është bërë me gomat të cilët janë dëmtuar nga pjesa e lodrave për fëmijë. Pra në tokë është shkruar me këto goma, të cilat janë lëvizëse dhe nuk janë statike, ndërkaq gjendja e tanishme është ashtu siç mund të shihni edhe nëpër fotografi.

Përveç titujve “skandaloz” të lajmeve, skandaloz mbetet edhe fakti që po kemi njerëz të tillë nëpër institucione dhe media që shkruajnë pa verifikuar rastin. Pra, tanimë nuk po na befasojnë lajmet e tilla të shpifura, por komentet të cilët i bëjnë zëvendës-ministrat e analistët që paraqiten në mediat qendrore si “analistë të pavarur”, e në fakt nuk i kontribuojnë gazetarisë profesionale në Kosovë, por bëhen pjesë e linçimeve që po bëhen pa asnjë fakt.

Në anën tjetër, për mediat që vazhdojnë të mos heqin dorë nga shpifjet e dezinformatat, do të nisim edhe procedurat ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat