​KFOR-i italian riparon gjeneratorin e oksigjenit në spitalin e Prizrenit

Prizreni

​KFOR-i italian riparon gjeneratorin e oksigjenit në spitalin e Prizrenit

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 18:49
Foto Ilustrim

Ushtarët italianë të Komandës Rajonale të KFOR-it Perëndim azhurnuan gjeneratorin mjekësor të oksigjenit në spitalin rajonal të Prizrenit.

Hapësira shëndetësore u shërben mbi 240,000 qytetarëve në një komunë ndër më të goditurat nga COVID-19 dhe impianti i ri do të rrisë në mënyrë të dukshme aftësitë e trajtimit për pacientët me koronavirus falë kapacitetit të tij prej 18 metër kub/orë.

Projekti u financua nga Ministria e Mbrojtjes e Italisë dhe u zbatua nga regjimenti i pestë i artilerisë "Superga" i Ushtrisë italiane.

KFOR-i po kontribuon në përgjigjen lokale ndaj COVID-19 përmes dhurimit të pajisjeve të mbrojtjes personale dhe duke lehtësuar shpërndarjen e ndihmës nga vendet aleate dhe partnere të NATO-s. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat