Drejtori i Inspektoratit në Prizren nxori urdhëresë për ndalimin e mjeteve piroteknike në kundërshtim me kompetencat

Prizreni

Drejtori i Inspektoratit në Prizren nxori urdhëresë për ndalimin e mjeteve piroteknike në kundërshtim me kompetencat

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtori i Inspektoriateve në Prizren ka nxjerrë urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në bazë të nenit 62, pika 3 e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale lidhur me nenin 63 të Statutit të Komunës së Prizrenit.

Andaj, bazuar në nenin 62, pika 3 e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale lidhur me nenin 63 të Statutit të Komunës së Prizrenit, vërehet qartazi se një urdhëresë e tillë është në kundërshtim me kompetencat të cilat i delegohen Drejtorit të Komunës së Prizrenit.

Kjo për arsye se, Ligji për Vetëqeverisjen Lokale përkatësisht në nenin 62, pika 3 të këtij ligji ka paraparë në mënyrë decidive se: “Drejtorët menaxhojnë dhe udhëheqin drejtoratin e tyre në përputhje me udhëzimet strategjike dhe politike të Kryetarit dhe në pajtim me ligjet dhe rregulloret komunale në fuqi”. andaj, bazuar në këtë nen, kompetencë e drejtëve është të menaxhojnë dhe të udhëheqin me drejtoratin e tyre e jo të nxjerrin udhëzime apo urdhërsa si në rastin konkret për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Këtë kompetencë ligjore e ka paraparë edhe Statusi i Komunës së Pirzrenit ku thotë se: Drejtorët menaxhojnë dhe udhëheqin drejtorinë e tyre në përputhje me udhëzimet strategjike dhe politike të kryetarit dhe në pajtim me ligjet dhe rregulloret e Komunës në fuqi.”.

Pra, për nxjerrjen e udhëzimeve dhe urdhëresave tjera është kompetencë legjitime e vetëm Kryetarit të Komunës së Prizrenit. Kjo kompetencë shihet edhe tek Ligji për Vetëqeverisje Lokale, përkatësisht neni 13 –  Kryetari i komunës ka të drejtë të nxjerrë urdhëresa dhe vendime brenda fushës së kompetencave të tij”.

Por, duke u bazuar në ligjet në fuqi të cilat kanë përcaktuar detyrimet, përgjegjësitë dhe kompetencat për nxjerrjen e akteve të lartcekura, është kompetencë e plotë e vetme e Kryetarit të Komunës së Prizrenit.

Po ashtu, edhe Ligji i Procedurës së Përgjithshme Administrative thotë se kjo urdhëresë është e kundërligjshme për arsye se, e njëjta është nxjerrë në mungesë të autorizimit të kompetencës.

Prandaj, bazuar nga të lartcekurat, dhe urdhëresës në fjalë, e njëjta është në kundërshtim të plotë për shkak të tejkalimit të kompetencave ligjore të përcaktuara me ligj.

Pra, të gjitha urdhëresat të cilat nxjerren për shkak të tejkalimit të kompetencave nuk paraqesin veprim juridik dhe e njëjta urdhëresë është jolegjitime, pra e kundërligjshme. 

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat