QKMF-ja e Prizrenit e vetmja që ofron pakon COVID

Prizreni

QKMF-ja e Prizrenit e vetmja që ofron pakon COVID

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 14:02
QKMF e Prizrenit

Drejtori i Qendrës Kryesore Mjekësore Familjare të Prizrenit, Xhevat Elezkurtaj, ka thënë se kjo qendër është e vetmja në Kosovë që e realizon pakon e analizave për COVID-19.

Përpos analizave të gjakut, Elezkurtaj thotë se ata e bëjnë edhe rentgenin e mushkërive, testin SARS COVID, testin serologjik.

Më poshtë keni listën e plotë që përfshin pakoja e analizave të cilat i ka listuar Elezkurtaj në llogarinë e tij personale në Facebook.

CRP,Hemogrami,urea, kreatininet, glikemia, hepatogrami, ALT, AST,holesteroli, Trigliceridet etj.

??D-Dimer

??Retngenin e mushkërive

??PCR Teste SARS CoV2 antigen rapid (strisho nga hunda).

??Testet serologjike IgG ,IgM SARS CoV 2

??vizitë specialistike

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat