Pamje të rënda: E vrau djali, nxirret kufoma nga shtëpia në Prizren

Prizreni

Pamje të rënda: E vrau djali, nxirret kufoma nga shtëpia në Prizren

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 15:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Është nxjerr trupi i pajetë i një personi në Prizren i cili pak më parë u sulmua me thikë nga djali i tij.

I njëjti si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendim e ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i PK-së, Shaban Osmanollaj.

“Ju informojmë se sot me datë 25 dhjetor 2020, rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se në lagjen Dardani, Rruga “Nazim Kokollari” është duke ndodhur një rast dhune në familje ku djali është duke i sulmuar prindërit. Patrulla policore ka arritë në vendngjarje dhe ka arrestuar personin e dyshuar M. H., rreth 30 vjeç, i cili e ka sulmuar prindin e tij me thikë. Si pasojë e plagëve të marra viktima (prindi) përkatësisht babai, rreth 50 vjeç ka ndërruar jetë. Emergjenca, njësitë policore dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Osmanollaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat