Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prizreni

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet I. B., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri I. B., akuzohet se prej muajit mars e deri në fund të vitit 2016, në Prizren, duke vepruar në cilësi të personit zyrtar në Komunën e Prizrenit, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër OE-PBC – SHPK nga Prishtina, duke mos respektuar procedurat ligjore, paraqet kërkesë për shpallje të tenderit për projektin “Furnizimin me Software digjital për shërbimin e qytetarëve të Prizrenit”, edhe pse ky projekt nuk ka qenë i planifikuar me buxhetin e vitit 2016, i cili projekt nuk është funksionalizuar, me ç’rast i ka shkaktuar Komunës së Prizrenit dëm në vlerë prej rreth 28 mijë euro.

Poashtu i njëjti akuzohet se gjatë vitit 2017, duke vepruar në cilësi të personit zyrtar në Komunën e Prizrenit, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër OE-PBC – SHPK nga Prishtina, pa respektuar procedurat e parapara ligjore, pa kërkuar leje nga organet kompetente qendrore, paraqet kërkesë për shpalljen e tenderit për projektin “Arkiva Elektronike”, i cili projekt nuk është funksionalizuar, me ç’rast i ka shkaktuar Komunës së Prizrenit dëm në vlerë prej rreth 100 mijë euro.

Me këto veprime, i akuzuari I. B., ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat