Haskuka viziton policët, mjekët dhe zjarrfikësit në detyrë, ua uron festën

Prizreni

Haskuka viziton policët, mjekët dhe zjarrfikësit në detyrë, ua uron festën

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 23:27
Mytaher Haskuka, ka vizituar sonte punëtorët e shërbimeve të cilët ndodhen në detyrë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka vizituar sonte punëtorët e shërbimeve të cilët ndodhen në detyrë.

“Përderisa të gjithë ne festojmë në shtëpi, pranë familjeve tona, ka disa “heronj” që punojnë pa pushuar për ne, për të na sjellë siguri, shëndet dhe qetësi”.

“Me rastin e shënimit të festës së Vitit të Ri, sot si shenjë falënderimi për punën e tyre të palodhshme, vizitova stafin e Urgjencës, të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe të laboratorit të saj, të cilët gjatë gjithë vitit 2020, që ishte sfiduese për të gjithë ne, ishin në krye të detyrës për mbrojtjen e shëndetit tonë kundër virusit Covid-19 dhe sëmundjeve tjera”, është shprehur ai përmes Facebook.

“Po ashtu, për t’iu uruar festën dhe për t’i falënderuar, sot vizitova edhe zjarrfikësit e Komunës së Prizrenit dhe Policinë e Kosovës, të cilët së bashku me inspektorët komunalë, kanë punuar 24 orë për sigurinë e qytetarëve të qytetit tonë”.

“Ju paçim përherë! Urime Vitin e Ri!”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat