PDK-ja: Gjaku i dëshmorëve të UÇK-së është ADN-ja e shtetësisë

Prizreni

PDK-ja: Gjaku i dëshmorëve të UÇK-së është ADN-ja e shtetësisë

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 14:48
PDK në Prizren

Kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së në Prizren: Nezir Çoçaj, Kujtim Gashi, Luljeta Veselaj- Gutaj, Kadri Kryeziu, Gresë Baraliu, Alban Bislimaj, Veton Firzi dhe Kastriot Krasniqi, të shoqëruar nga shefi i shtabit zgjedhor Shaqir Totaj dhe strukturat e degës, ditën e parë të fillimit të fushatës  zgjedhore e kanë nisë, duke bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

Kandidatët për deputetë, nga varrezat e dëshmorëve në Landovicë kanë theksuar se gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve, neve kandidatëve për deputetë na obligon që të marrim përgjegjësi për ndërtimin e shtetit përmes #Rimëkëmbjes së vendit dhe inkuadrimin e Kosovës në organizma ndërkombëtarë.

Ata në fjalën e tyre kanë theksuar se sot në ditën e parë të fillimit të fushatës, po ndihen të hendikepuar me mungesën e krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, që padrejtësisht po mbahen në Hagë, por jemi të bindur se ata do të kthehen fitimtar, sepse ashtu siç ditën të luftojnë për çlirimin e Kosovës, ashtu do të dinë ta mbrojnë luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së.

Ashtu siç e ka liria e Kosovës emrin e UÇK-së, ashtu edhe ardhmëria e Kosovës ka emër, e ky emër është PDK, që çdo herë do të jetë thellësisht e mbështetur në gjakun e dëshmorëve të kombit, sepse gjaku i dëshmorëve të UÇK-së është ADN-ja e shtetësisë së vendit.

Pas Landovicës, kandidatët për deputetë për Parlamentin e Kosovës, të shoqëruar me anëtarë tjerë të Shtabit Zgjedhor të PDK-së në Prizren, duke i zbatuar rregullat dhe masat e përcaktuara nga KQZ dhe institucionet shëndetësore për pandeminë, kanë bërë homazhe edhe pranë busteve të dëshmorëve në Prizren dhe kanë vizituar disa familje të dëshmorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat