Gjykata në Prizren dënon dy persona për vjedhje të rëndë

Prizreni

Gjykata në Prizren dënon dy persona për vjedhje të rëndë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 15:21
Gjykata në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve  E.Sh., dhe A.K., për vjedhje të rëndë.

-Me datë 8 korrik 2018, në kohë të pacaktuar, në Prizren të akuzuarit në bashkëveprim në mes vete, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, me forcë e hapin derën e një lokali, dhe përsëri në një lokal tjetër depërtojnë me forcë në hapësirat e brendshme nga ku marrin para dhe largohen në drejtim të panjohur me çka të dëmtuarve i ‘u shkaktojnë dëme materiale të konsiderueshme,

– Kësodore kanë kryer veprën penale vjedhja e rëndë nga neni 327 par. 1 lidhur me nenin 31 (bashkëkryerje) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarve E.Sh., dhe A.K., i GJYKON

–              Dënim me GJOBË në shumën prej pesëqind (500) euro,

–              Dënim me BUGIM në kohëzgjatje prej një (1) viti,  (i cili dënim do të ekzekutohet në afatin ligjor prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi).

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit  ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Të akuzuarit E.Sh., dhe A.K., në shqyrtimin fillestar e kanë pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohen.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat