Shefi i zyrës së prokurimit në Dragash kërkon të hudhet poshtë aktakuza që e ngarkon për keqpërdorim të detyrës

Prizreni

Shefi i zyrës së prokurimit në Dragash kërkon të hudhet poshtë aktakuza që e ngarkon për keqpërdorim të detyrës

Më: 9 mars 2021 Në ora: 13:02
Nuro Ismaili

Shefi i zyrës së prokurimit në Dragash, Nuro Ismaili, ka kërkuar që të hudhet poshtë aktakuza ndaj tij, e cila e ngarkon atë me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Ai akuzohet se në cilësinë e menaxherit në zyrën e prokurimit vepron në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik nr.04/L-042 konkretisht neni 57 par.1 ashtu që dështon të konfiskon sigurinë e tenderit i dt. 05.05. 2019 në shumë prej 3000 (tre mijë) euro për furnizim me dru dhe pelet nga Operatori ekonomik “Avni Murtezi” B.I. i cili nuk arrin të siguroj një vërtetim nga ATK që ka paguar tatimin dhe nga Gjykata Ekonomike që nuk është gjykuar si person juridik, dhe kështu lidhet kontrata me operatorin më të shtrenjtë për 25,680 euro duke dëmtuar buxhetin e Komunës”, thuhet në dispozitivin e aktit akuzues, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën e shqyrtimit të dytë, që është mbajtur të martën në Gjykatën Themelore në Prizren, i akuzuari Ismaili, ka kërkuar që aktakuza ndaj tij të hudhet poshtë, si e pabazuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai  kërkesën për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave e ka dorëzuar me shkrim.

Nga ana tjetër, prokurori i rastit, Mejdi Sefa, ka deklaruar se aktakuzën ndaj të akuzuarit Ismaili, e ka ngritur në bazë të provave të pranueshme, duke thënë se kanë mbështetje në raportin e auditimit, i njëjti ka  kërkuar nga gjykata që të refuzojë kërkesën për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimit të provave.

Ai po ashtu ka kërkuar që të caktohet seanca e shqyrtimit kryesor dhe sipas tij, pas administrimit të provave të propozuara nga prokuroria do të vërtetohet përgjegjësia këtu të akuzuarit Nuri Ismaili.

Ndërsa përfaqësuesi i të dëmtuarës, Islam Regjepllar, tha se lidhur me parashtrimin eventual të kërkesës pasurore juridike dhe ndjekjes penale ndaj të pandehurit do të deklarohet pasi që të konsultohet me kryetarin e Komunës së Dragashit.

Gjykatësja Raima Elezi, ka thënë se për kërkesën e palëve do të marrë vendim të veçantë me shkrim brenda afatit ligjor.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 30 nëntor 2020, e të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, Nuro Ismaili po akuzohet se nga 18 marsi 2019 e deri më 28 qershor 2019, si person përgjegjës-menaxher i zyrës së prokurimit në Komunën e Dragashit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitoj dobi pasurore për operatorin ekonomik “Avni Murtezi” B.I.

“Në cilësinë e menaxherit në zyrën e prokurimit vepron në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik nr.04/L-042 konkretisht neni 57 par.1 ashtu që dështon të konfiskon sigurinë e tenderit i dt. 05.05. 2019 në shumë prej 3000 (tre mijë) euro për furnizim me dru dhe pelet nga Operatori ekonomik “Avni Murtezi” B.I. i cili nuk arrin të siguroj një vërtetim nga ATK që ka paguar tatimin dhe nga Gjykata Ekonomike që nuk është gjykuar si person juridik, dhe kështu lidhet kontrata me operatorin më të shtrenjtë për 25,680 euro duke dëmtuar buxhetin e Komunës”, thuhet në dispozitivin e aktit akuzues.

Me këto veprime, Nuro Ismaili po akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3, nën paragrafi 3.2 të KPRK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat