Përurohet shtëpia për persona me nevoja të veçanta në Prizren

Prizreni

Përurohet shtëpia për persona me nevoja të veçanta në Prizren

Më: 16 mars 2021 Në ora: 11:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Islam Thaqi, së bashku me përfaqësuesin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Mentor Morina, kanë bërë përurimin e shtëpisë së parë për persona me nevoja të veçanta, ku do të strehohen personat me ngecje në zhvillimin mendor, që janë të moshës së rritur dhe nuk kanë përkujdesje nga të afërmit apo familjet e tyre.

Me këtë rast, kryetari Haskuka theksoi se kjo shtëpi rezidenciale, është ndërtuar në cilësinë e standardeve të larta dhe tani e tutje do të ofrojë 24 orë shërbime të ndryshme të pandërprera si:
 – Strehimi,
 – Higjiena,
 – Ushqimi,
 – Shërbime mjekësore nga stafi profesional, tanimë i rekrutuar,
 – Aktivitete të ndryshme sociale,
 – Si dhe të gjitha shërbimet tjera të nevojshme, në bazë të standardeve për shërbime profesionale sociale dhe familjare.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Islam Thaqi, deklaroi se kapaciteti i kësaj shtëpie, është deri në 14 persona dhe se ekipet e DPMS dhe MPMS-së kanë kryer një punë të jashtëzakonshme deri në përfundim të projektit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Mentor Morina, theksoi se MPMS, do të vazhdojë bashkëpunimin e saj me drejtoritë e Komunës së Prizrenit edhe në projektet tjera.

Në fund, kryetari Haskuka falënderoi MPMS-në për këtë bashkinvestim, si dhe Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe Qendrën për Shëndetin Mendor, për bashkëpunimin me drejtoritë e Komunës së Prizrenit, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për personat e strehuar në këtë shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat