Bora në magjistralen Prizren-Gjakovë krijon kolona, MI-ja thotë se rrugët janë të pastruara

Prizreni

Bora në magjistralen Prizren-Gjakovë krijon kolona, MI-ja thotë se rrugët janë të pastruara

Më: 21 mars 2021 Në ora: 18:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Infrastrukturës ka bërë me dije se të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme, pavarësisht reshjeve të borës. Mirëpo kjo nuk duket në magjistralen Prizren-Gjakovë.

Media ka siguruar pamje nga kjo magjistrale ku rruga duket e rënduar nga bora ndërsa veturat kanë krijuar kolonë.

“Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se të gjitha rrugët në menaxhim të MI-së, janë të hapura për qarkullim, përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vozitin në përputhje me rregullat e komunikacionit, duke ju përshtatur kushteve atmosferike, me qëllim të evitimit të aksidenteve të mundshme”, thuhet në njoftimin e MI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat