Varrimi i Esat Krasniqit bëhet nesër në varrezat e qytetit të Prizrenit

Prizreni

Varrimi i Esat Krasniqit bëhet nesër në varrezat e qytetit të Prizrenit

Më: 24 mars 2021 Në ora: 23:23
Esat Krasniqi

Ish-komandanti i UÇK-së, Esat Krasniqi do të varroset nesër në ora 15:00 në vazrrezat e qytetit të Prizrenit.

Këtë e ka bërë të ditur sekretari i OVL-UÇK-së në Prizren, Isa Berisha.

Ai thotë se nga ora 14.00, në platonë e varrezave të ‘’Martirëve të Tusuzit’’, do të bëhen edhe nderime pranë arkivolit të komandantit, Esat Krasniqi.

Ish-komandanti Esat Krasniqi, vdiq sonte, ndërsa raportohet se ai kishte kohë të gjatë që vuante nga disa probleme shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

”Njoftim nga OVL-UÇK-së në Prizren.

Njoftojmë opinionin se varrimi i komandantit Esat Krasniqi bëhet më 25.03.2021 e enjte ora 15:00 (iqindi) në varrezat e qytetit të Prizrenit. Nga ora 14:00 në platonë e varrezave të “Martirëve të Tusuzit” do të bëhen nderime pranë arkivolit të komandant Esat Krasniqit.

Sekretari OVL-UÇK-së në Prizren, Isa Berisha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat