KDI: Skandal në Komunën e Prizrenit, çmimi i ulëseve të qytetit rritet 9900%

Prizreni

KDI: Skandal në Komunën e Prizrenit, çmimi i ulëseve të qytetit rritet 9900%

Më: 25 mars 2021 Në ora: 20:29
Mytaher Haskuka

Komuna e cila udhëhiqet nga Mytaher Haskuka i LVV-së nuk po i ndalë skandalet me tender.

Një skandal i radhës  i bërë nga Komuna e Prizrenit është ai i titulluar ““Ndërtimi i mini parqeve – Furnizimi dhe vendosja në hapësira publike të ulëseve, koshave të plehrave dhe ndriçimit”, për të cilin komuna që udhëhiqet nga Mytaher Haskuka ka hapur tender prej 360 mijë eurosh, 1700% më shumë sesa buxheti i disponueshëm prej 20 mijë eurosh.

Këtë gjetje dhe infografikën në dallim e ka bërë “Instituti Demokratik i Kosovës”, të cilin kërkim edhe e ka publikuar në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”.

“KDI ka analizuar kontratën e dhënë nga  Komuna e Prizrenit  në tenderin “Ndërtimi i mini parqeve – Furnizimi dhe vendosja e në hapësira publike të ulëseve, koshave të plehrave dhe ndriçimit”, me ç ‘rast ka identifikuar disa shkelje që kishin përcjellë këtë tender. Në kuadër të infografikës së mëposhtme, shpërfaqen gjetjet kryesore të hulumtimit të këtij tenderi”, thuhet në njoftimin e KDI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat