​Komuna e Prizrenit i jep një kompanie kontratë me mbi 100 mijë euro me dokumente fiktive

Prizreni

​Komuna e Prizrenit i jep një kompanie kontratë me mbi 100 mijë euro me dokumente fiktive

Më: 12 prill 2021 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Rrjeti i OJQ-ve AVONET konsideron se operatori ekonomik NABS shpk, ka vënë në lajthitje, mashtruar ose falsifikuar dokumentet me të cilën ka përfituar kontratë me vlerë 1,394.853.90 euro nga Komuna e Prizrenit.

Kjo organizatë ka kërkuar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit që të hetojë rastin dhe të merr masat e duhura lidhur me të gjeturat për shkelje ligjore, që për AVONET janë veprime të rënda që kanë bërë operatori ekonomik, ndaj Komunës së Prizrenit dhe zyrës së prokurimite që janë mashtrim, lajthitje, falsifikim.

Sipas kësaj organizate, si kriter për OE duhet të ketë në pronësi ose në posedim pajisjet teknike si në vijim, si rasti konkret është kërkuar si kriter që të ketë shenja të trafikut të punimeve në rruge 3. Semafor të pavarur për menagjimin e trafikut gjatë bllokimit të shiritave qarkullues.

“AVONET, ka bërë hulumtim dhe ka identifikuar se OE NABS ka në dosjen e ofertës një faturë dhe katalog të cilën e ka në dosje të tenderit dhe për AVONET ka qenë si i dyshim ky dokument dhe AVONET ka kërkuar të verifikohet fatura e datës 01.05.2020 ne NR. 1052020. E cila është lëshuar nga biznesi CONS ENG Sh.p.k. me NRF 811298539 dhe është blerë nga biznesi NABS sh.p.k me nr (810844961), ku sipas institucionit të ATK-së në dokumentet e tyre verifikuese ka gjetur se fatura e datës 01.05.2020 ne NR. 1052020 duke nxjerrur konkluzionin dhe verifikuar se: Në bazë të dokumentacionit të prezantuar ne konstatuam se fatura në fjalë nuk është deklaruar si shitje nga ana e biznesit CONS ENG Sh.p.k. me NRF 811298539, si dhe nuk është e regjistruar si blerje nga ana e biznesit NABS shpk me nr (810844961). AVONET, konsideron se OE NABS shpk, ka vënë në lajthitje, mashtruar ose falsifikuar dokumentet me të cilën OE ka përfituar kontratë me vlerë 1,394.853.90 euro. Kjo tregon se OE ka mashtruar, vënë në lajthitje ose ka falsifikuar dokumentet për të cilën tashmë Komuna e Prizrenit dhe OE NABS sh.p.k kanë lidh kontratë me datën 22.02.2021. Po ashtu AVONET konsideron se është shkelur edhe ligji me Nr. 04/L-042 PËR PROKURIMIN PUBLIK TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS neni 99, ku parashihen funksionet dhe kompetencat e OSHP, përkatësisht paragrafi 2, ku përcaktohet se: Në bazë të një kërkese me shkrim nga autoriteti kontraktues në lidhje me paraqitjen e të dhënave të rreme ose të një dokumentit falsifikuar nga operatori ekonomik, OSHP është e obliguar dhe ka autoritetin që të shqyrtojë dhe të diskualifikojë operatorin ekonomik nga pjesëmarrja në prokurim publik për një periudhë deri në një (1)vjeçare. Ku sipas hulumtimit të rastin operatori ekonomik dhe përfaqësuesi i saj ka ra në kundërshtim me ligjet me nr. 06/L-074, neni 415 dhe me neni 390 poashtu edhe me ligjin me 04/L-042 PËR PROKURIMIN PUBLIK TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS neni 99, andaj AVONET kërkon që të filloj dhe inicioj çdo procedur ndaj këtij operatori dhe njoftoj poashtu institucionet tjera që janë zbatues e këtyre ligjeve”, thuhet nw njw komunikatw.

AVONET konsideron se kjo është një shkelje e rëndë e ligjit të prokurimit publik dhe Kodit Penal të Republikës së Kosovës me, andaj Autoriteti kontraktues duhet të veprojë dhe procedurojë për lajthitje dhe mashtrim të anëtarëve të komisionit vlerësues të tenderit dhe falsifikim të dokumenteve, duke pezulluar kontratën e projektit dhe vërtetuar për të gjeturat tona.

Kjo organizatë kërkon nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka që të shkëput kontratën dhe fillojë procesin administrativ ndaj OE NABS sh.p.k.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat