Policia dhe AVUK me aksion në Prizren dhe Suharekë, mbyllen disa lokale dhe shqiptohen shumë gjoba

Prizreni

Policia dhe AVUK me aksion në Prizren dhe Suharekë, mbyllen disa lokale dhe shqiptohen shumë gjoba

Më: 24 prill 2021 Në ora: 10:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia në bashkëpunim me Inspektorët e AVUK-ut, në kuadër të zbatimit të masave anti covid, kanë realizuar kontrolle në disa lokale në Prizren dhe Suharekë.

Nga 68 lokale të kontrolluara Policia dhe Inspektorati ka evidentuar parregullsi dhe nga ku tri prej tyre janë mbyllur.

Ndërsa, janë shqiptuar 18 fletparaqitje, nga këto 13 në Prizren dhe 5 në Suharekë.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ndërsa policia në këtë aktivitet ka gjetur parregullsi në disa raste ka shqiptuar 32 tiketa për mosmbajtje të maskës dhe 9 tiketa për mosrespektim të orarit të lëvizjes që parasheh kohen nga ora 22:30-05:00.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat