Vendoset një fole për lejlekët në Prizren

Prizreni

Vendoset një fole për lejlekët në Prizren

Më: 8 maj 2021 Në ora: 16:03
Prizren

Dita Botërore e Shpendëve Shtegtarë, është shënuar nga EC Ma Ndryshe edhe me një aktivitet në Prizren, ku në njërën prej shtyllave në rrugën “Besim Shala” është vendosur një fole për lejlekët. 

Ideja për ndërtimin e kësaj foleje ka ardhur si kërkesë në kuadër të takimeve të realizuara me aktivistin mjedisor Liridon Shala, i cili një kohë të gjatë merret me promovimin e kujdesit dhe mbrojtjes së këtyre zogjve. 

Për rritje të numrit të lejlekëve të ardhura në vendin tonë, gjegjësisht për ruajtjen e biodiveristetit të vendit, shtimi i numrit të foleve dhe sigurimi i habitateve për këta zogj luan një rol të rëndësishëm. Fatkeqësisht, viteve të fundit numri i lejlekëve të kthyer në Evropë është duke u zvogëluar, dhe shkaktar për këtë është ndryshimi i klimës dhe humbja e habitateve të tyre. Në këtë kuadër një nga kërcënimet më të rëndësishme për lejlekët është edhe ndotja e mjedisit. Mbeturinat e hedhura në mënyrë të pakontrolluar, sidomos qeset e plastikës, kanaçet, qelqi e të ngjashme, shkaktojnë dëme të mëdha për këta zogj, meqë këto të fundit barten në fole nga vetë lejlekët dhe bëhen shkaktarë të lëndimeve të ndryshme.

Me këtë rast, EC i bën thirrje institucioneve relevante për mbështetjen e projekteve të tilla, që ndihmojnë në mbrojtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin e turizmit në vend. Në të njëjtën kohë, EC i shpreh mirënjohje KEDS-it për bashkëpunimin në realizimin e këtij aktiviteti, duke siguruar mbështetjen e duhur logjistike për vendosjen e folesë për lejlekët. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat