Ndryshe nga Prishtina, në Prizren protestohet pro Palestinës

Prizreni

Ndryshe nga Prishtina, në Prizren protestohet pro Palestinës

Më: 21 maj 2021 Në ora: 15:29
Në Prizren protestohet pro Palestinës

Përderisa në Prishtinë sot u mbajt marsh protestues në përkrahje të Izraelit, në Prizren ndodhi krejt ndryshe.

Atje pati marsh në përkrahje të Palestinës, njëjtë siç ndodhi para një jave në Prishtinë.

“Njerëzit e Kosovës janë me Palestinën”, “Ndaloni bombardimet”, ishin vetëm disa nga pankartat që protestuesit mbanin në duar.

Sidoqoftë, që nga sot me fillim prej orës 02:00 të mëngjesit, mes Hamasit dhe Izraelit ka hyrë në fuqi armëpushimi, që do të thotë se luftimet janë ndalur.

Më poshtë keni disa fotografi nga marshi në Prizren:

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat