PDK-ja thotë se Haskuka po i kalon pushimet në Turqi

Prizreni

PDK-ja thotë se Haskuka po i kalon pushimet në Turqi

Më: 26 maj 2021 Në ora: 21:09
Mytaher Haskuka

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren akuzon kryetarin e Komunës, Mytaher Haskukën se kohën më të madhe po e kalon jashtë qytetit.

Zëdhënësja e këtij subjekti politik, Jona Hoxhaj tha se aktualisht Haskuka po i kalon pushimet në Turqi.

“Haskuka ka vendosur të relaksohet në Antalia të Turqisë”, tha Hoxhaj.

“Kryetari i Prizrenit duhet të jetë i qasshëm 24 orë, 7 ditë në javë, e jo vetëm i qasshëm, por i gatshëm të punojë, bashkëveprojë me qytetarët, të dëgjojë hallet e qytetarëve “.

“Haskuka, gjatë 4 viteve më shumë ka qenë jashtë qytetit se brenda”.

Hoxhaj tha se Prizreni është në kaos në të gjitha aspektet.

“Kemi kaos infrastrukturor në Qendrën Historike, papastërti dhe hapje të gropave me javë të tëra”.

“Prizreni nuk ka kohë dhe nuk e meriton të përballet me një shfaqje kaq hipokrite dhe të përballoj njerëz që interesat e tyre personale i kanë mbi çdo gjë tjetër. Prizreni nuk është trofe i cili duhej fituar, e të nëpërkëmbej pastaj nga fituesi”, tha Hoxhaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat