Policia në Prizren mban ligjërata për parandalimin e dhunës në familje dhe ndaj fëmijëve

Prizreni

Policia në Prizren mban ligjërata për parandalimin e dhunës në familje dhe ndaj fëmijëve

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Në kuadër të projekteve për parandalimin e dhunës në familje dhe ndaj fëmijëve, policia në komunitet dhe parandalim ka realizuar ligjëratë në dy shkolla të Komunës së Prizrenit. Në këtë ligjëratë pjesëmarrës ishin 230 nxënës.

Zyrtarë policor përmes ligjëratave profesionale, duke bashkëpunuar me DKA-në dhe arsimtarët e shkollave fillore, informuan nxënësit për rëndësinë e familjes dhe format e dhunës që shprehën ndaj tyre.

Veçanërisht dhuna ndaj fëmijëve është e papranueshme dhe për këtë policia përmes ligjërimit ju ofroj dijeni për mënyrën e parandalimit dhe metodat që mund të parandalohet dhuna për të cilën shpeshherë janë viktima vetë fëmijët.

Me ligjërata të tilla duke qenë në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe partnerë tjerë të parandalimit të dhunës në familje, policia e Kosovës do të vazhdojë edhe me tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat