Haskuka i bën me zyre të reja Shoqatën e Veteranëve të Luftës

Prizreni

Haskuka i bën me zyre të reja Shoqatën e Veteranëve të Luftës

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 15:59
Mytaher Haskuka

Shoqata e Veteranëve të Luftës, tanimë ka hapësira të reja tërësisht të renovuara, ku zyrtarët dhe anëtarët e saj mund të punojnë në kushte më të përshtatshme, tha kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka.

Ai tregoi se bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari, vizituan zyrën e kësaj  shoqate me ç'rast pamë nga afër punimet e kryera për renovimin e tërësishëm të zyreve dhe inventarizimin e tyre.

Sipas tij ky projekt, është vetëm një nga projektet e shumta të Komunës së Prizrenit dhe Drejtorisë së Administratës për promovimin dhe çmuarjen e vlerave të luftës.

"Kjo përkrahje, në mënyrë të pakursyer do të vazhdojë edhe në ardhmen ngase këtë ia kemi borxh dëshmorëve dhe martirëve të kombit tonë", tha kryetari i Prizrenit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat