Hoxhaj: Përjetësisht mirënjohës dëshmorëve

Prizreni

Hoxhaj: Përjetësisht mirënjohës dëshmorëve

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 14:28
Hoxhaj në Prizren

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka përkujtuar 22 vjetorin e  ditës së çlirimit të Kosovës, më 12 qershor të vitit 1999 duke bërë homazhe pranë varreve të dëshmorëve të Kombit.

Hoxhaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se 22 vjet më parë, djemtë e vajzat më të mira të kombit nga të gjitha trevat, të bashkuar në UÇK, së bashku me trupat e KFOR-it gjerman hynë në Prizren.

“Ditën e Çlirimit të Kosovës e nisëm sot me homazhe në Prizren, pranë varreve të dëshmorëve të Kombit.

22 vjet më parë, djemtë e vajzat më të mira të kombit nga të gjitha trevat, të bashkuar në UÇK, së bashku me trupat e KFOR-it gjerman hynë në Prizren për të nisur ëndrrat dhe ditët e bardha për qytetin tonë historik. Përjetësisht mirënjohës”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat