Krasniqi viziton komunitetin artistik në Prizren, i pakënaqur me gjendjen në këtë komunë

Prizreni

Krasniqi viziton komunitetin artistik në Prizren, i pakënaqur me gjendjen në këtë komunë

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 13:57
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar Prizrenin, ku është takuar me mësues dhe figura të rëndësishme të artit dhe kulturës si dhe me përfaqësues së Shoqërisë së Artit dhe Kulturës “Agimi”. Ai këtu tha se nuk është i kënaqur me gjendjen në këtë komunë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se sot me vullnetin më të madh ka ardhur për vizitë në Prizren, derisa ka qenë edhe interesuar për gjendjen të cilën po e kalon Shoqëria artistike “Agimi”.

Krasniqi tha se është obligim qendror dhe lokal, derisa ka shtuar që prioritet ta kenë lartësinë kulturore.

“Ne kemi ardhë me vullnetin më të madh në Prizren dhe një prej kërkesave të para a qenë me ardhë me vizitua shoqërinë “Agimi”. Shumë me rëndësi kisha me marr vesh se në cilën situatë jeni se janë bërë shumë vjet që nuk ju kam takuar si është situata sot në mbështetjen institucionale. Ndihem mirë që ju vizitoj në shtëpinë e juaj, një shtëpi e madhe e Kosovës, qytetit i Prizrenit kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve, unë mendoj që e ka edhe Shoqërinë Agimi sepse është me e rëndësishmja që i ka dhënë kulturës tonë e sidomos në fushën e muzikës dhe një qytet duhet mu mburr dhe është obligim i institucioneve qendrore dhe lokale me i dhënë prioritet meritor për lartësinë trashëgimtare që ka kjo shoqëri. Unë sot mirënjohjen e Shoqërisë “Agimi” e ruaj me xhelozi të madhe”.

Krasniqi shtoi se nuk është i kënaqur me gjendjen në Prizren.

“Sot nuk po ndihem mirë kur po e sheh gjendjen që është sepse e meriton më shumë, nuk jam i kënaqur edhe me gjendjen që është Prizreni sepse e meriton, por edhe ajo ditë ka me ardhë, dhe për munështë nderë me qenë në mesin e juaj. Të ardhmen të udhëheqim Prizrenin me kryetarin Shaqir Totaj. Kultura nuk duhet të jetë e ndikuar nga politika dhe kjo nuk do të jetë qëllimi im”.

Festim Bytyqi, kryetar i ShKA “Agimi” tha se situata që ndodhen tani nuk është e mirë.

Ai tha se duhen motivuar anëtarët, pasi që janë pa punë.

“Ne veprojmë për 77 vite si një shoqëri kulturo-artistike që kudo në botë edhe brenda Kosovës shpaloj vlerat kombëtare të identitet tonë kombëtar. Edhe në këtë kohë ne po gjejmë fuqi në mënyrë vullnetare që ti mbajmë aktivitetet kulturore. Neve nuk na duhet aq shumë për me punua sepse atë na ka fal dikush tjetër, mirëpo ne kemi problem me anëtarësinë e cila është e pa punë, njerëzit që bëjnë aktivitete kulturore të kenë pak përparësi në punësim dhe nuk ekziston këtu te ne, është vështirë me i motivua anëtarët, mirëpo kisha apelua që të kenë përparësi këta që japin kontributin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat