Totaj i PDK-së: Sondazhet po na qesin mirë

Prizreni

Totaj i PDK-së: Sondazhet po na qesin mirë

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 00:36
Shaqir Totaj

Kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, ka thënë se sondazhet e para e tregojnë një rezultat të mirë për partinë e tij në komunën e Prizrenit.

Ai ka thënë se VV-ja, që qeveris me këtë komunë, nuk është fare mirë në këto sondazhe.

“Sondazhet po na qesin mirë. Na qesin si parti apo pretendent serioz për të kthyer pushtetin në komunën e Prizrenit. Ndërsa partinë e VV-së nuk e qesin as afër fitores”, thotë ai.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor.

Për komunën e Prizrenit janë zyrtarizuar kandidaturat e Anton Qunit të LDK-së, Zafir Berishës të Nismës dhe Totaj të PDK-së.

VV ende nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën e asnjë kandidati në asnjë komunë të Kosoës. Kryetari i tanishëm i kësaj komune është Mytaher Haskuka nga VV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat