Tri zjarre brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit

Prizreni

Tri zjarre brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Incidentet e zjarrit janë shtuar gjatë ditëve të fundit në vendin tonë, të cilat shpesh herë po ndodhin shkaku i temperaturave të larta por edhe zjarreve të qëllimshme.

Në raportin e Policisë së Kosovës është bërë e ditur se vetëm në zonën e Prizrenit, kanë shpërthyer tri zjarre brenda 24 orëve të fundit.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Orcushë të Dragashit, ku rreth orës 12:30 të ditës së djeshme një qytetar ka raportuar në polici se një sipërfaqe prej 15 ari barishte i është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Mushnikovë të Prizrenit, ku rreth orës 14:50, njësiti policor që ishte duke patrolluar ka vërejtur se janë duke u djegur rreth 10 ari drunj dhe bimë barishtore.

“Zjarrfikësit janë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti i tretë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Zhur të Prizrenit, ku një mashkullka raportuar se nga zjarri i është përfshirë një sipërfaqe shkurre dhe bari.

Zjarrfikësit kanë arritur që të lokalizojnë edhe zjarrin në Zhur, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar.

Kujtojmë se me rrezikun nga zjarret po përballen edhe shtetet fqinje të Kosovës, ndërsa së fundmi autoritetet vendore kanë autorizuar trupat e FSK-së që të ndihmojnë ekipet për shuarjen e zjarrit në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat