Mytaher Haskuka kandidon sërish për kryetar të Prizrenit

Prizreni

Mytaher Haskuka kandidon sërish për kryetar të Prizrenit

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 18:57
Mytaher Haskuka

Mytaher Haskuka do të kandidojë në zgjedhjet e 17 tetorit për të mbajtur postin e tij aktual në Prizren.

Së paku kështu u nënkuptua nga postimi i fundit i drejtorit të Inspektorateve në Prizren, Edon Muçaj.

Ai përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se Qendra e LVV në Prizren votoi që Haskuka të kandidojë përsëri për të udhëhequr këtë komunë.

Sot Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e ministrit aktual të Shëndetësisë Arben Vitia për të parin e Prishtinës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat