Shaqir Totaj merr mbështetje të madhe në Prizren

Prizreni

Shaqir Totaj merr mbështetje të madhe në Prizren

Nga: N.Sh Më: 18 gusht 2021 Në ora: 15:38
Shaqir Totaj

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj thotë se po merr mbështetje të madhe në këtë qytet.

Ai përmes një postimi në facebook, thotë se, mbështetje ka marr prej qytetarëve të shumë, anëtarëve të PDK-së dhe ish kolegëve të profesionit.

Totaj thotë se e ka marr zyrtarisht vendimin për ta udhëhequr betejën për të çliruar Prizrenin nga sundimi i një administrate që u kujdes për degradim të komunës.

Postimi i plotë:

Prizreni është qyteti ku kam krijuar familjen time. Prizreni është qyteti ku miqtë e mi jetojnë. Prizreni është shtëpia ime dhe e mijëra qytetarëve, në mesin e tyre nga fe e kombësi të ndryshme. Prizreni ka kohë që vuan e veçmas muajve të fundit. Problemet dhe nevojat e vërteta të qytetit tonë janë neglizhuar për një kohë të gjatë nga qeverisja aktuale e komunës dhe të gjithë qytetarët e Prizrenit, të bashkuar si një trup, duhet ta rregullojnë këtë situatë.

Duke shpallur kandidaturën time për kryetar të Prizrenit, po e marrë zyrtarisht vendimin për ta udhëhequr betejën për ta çliruar qytetin tonë nga sundimi i një administrate që u kujdes ta menaxhoj degradimin komunës në vend se ta përmirësonte jetën e të gjithë neve.

Kam marrë mbështetje dhe inkurajim të jashtëzakonshëm nga qytetarë të shumtë, prej anëtarëve të PDK-së, ish kolegëve të profesionit, miqve, fqinjëve dhe bashkëqytetarëve në lagjet dhe fshatrat e qytetit që janë bindur se të gjithë ne duhet të angazhohemi për ta bërë qytetin tonë një vend më të mirë ashtu si e meriton të jetë.

Na priftë e mbara ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat