159 pacientë me Covid-19 po trajtohen në spitalin e Prizrenit

Prizreni

159 pacientë me Covid-19 po trajtohen në spitalin e Prizrenit

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

159 pacientë me Covid-19 po trajtohen në spitalin e Prizrenit. Vetëm gashtë prej tyre ishin vaksinuar me dy doza të vaksinës.

Visar Shehu, drejtor i Shëndetësisë në Prizren ka dhënë detaje për gjendjen epidemiologjike në këtë komunë. Thotë se kanë kapacitete shëndetësore për tu dalë në ndihmë qytetarëve.

“Momentalisht kapaciteti i përgjithshëm i spitalit të Prizrenit është 250 të hospitalizuar mund të marrin në të njëjtën kohë oksigjenoterapi, edhe rreth 100 persona mund të shtrihen në spital. Ka akoma kapacitet. Shpresojmë që numri të zvogëlohet dhe të mos hospitalizohen”, tha Shehu.

“Pjesa dërrmuese e të hospitalizuarve janë të pavaksinuar por ka raste edhe të vaksinuar. Nga 159 të hospitalizuar 14 nga ta janë të vaksinuar me dozën e parë ndërsa gjashtë janë me dozën e dytë dhe pjesa tjetër janë të pavaksinuar”, tha Shehu.

“Deri më tani në Komunën e Prizrenit janë dhënë mbi 44 mijë doza të vaksinës”, shtoi ai.

“Sa i përket numrit të vaksinimeve në Prizren mund të themi që në dy javët e fundit është rritur kërkesa për vaksinime”, theksoi Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat