Dasmë në Prizren, policia gjobit organizatorin, mbyllet salloni i dasmës

Prizreni

Dasmë në Prizren, policia gjobit organizatorin, mbyllet salloni i dasmës

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Organizatori i një dasme në lagjen “Arbana” në Prizren është gjobitur nga policia, ashtu sikurse edhe pronar i sallonit të dasmës. E vendi ku u mbajt ahengu familjarë deri në një vendim tjetër, u mbyll nga inspektorët e AUV-it, njofton Klankosova.tv.

“Sot, me datën 05/09/2021 rreth orës 13:30 patrulla e Stacionit Policor Prizren-Veri, gjatë inspektimit te salloneve te dasmave ka hasur në një organizim familjar (dasme), i cili gjendet në lagjen “Arbana”, rruga  Prizren-Gjakovë.”

Tutje në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se dasmorët e pranishëm në aheng janë shpërndarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat