Vdes 18 vjeçari nga Prizreni që i ra lisi në kokë, flasin familjarët

Prizreni

Vdes 18 vjeçari nga Prizreni që i ra lisi në kokë, flasin familjarët

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 20:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

18 vjeçari Eron Shala ka vdekur gjatë ditës së djeshme në QKUK pasi nuk arriti t’i bëjë ballë plagëve që mori nga rrëzimi i një lisi tek ura mbi Marash më shumë se një muaj më parë.

Familjarët kanë thënë se të dielën e 1 gushtit bashkë me Eronin dhe familjarë të tjerë kishin shkuar në njërin nga restorantet në këtë zonë ku edhe kishte ndodhur ky rast tragjik.

Nga rrëzimi i këtij lisi të madh kishin pësuar lëndime edhe familjarët e tjerë që ishin bashkë me Eronin.

18 vjeçari tash e sa kohë ishte i shtrirë në QKUK në gjendje kome.

Media gjatë ditës ka qëndruar te vendi ku ka ndodhur rasti. Nga pamjet e xhiruara aty shihet se lisi i madh që u rrëzua te ura mbi Marash e ka dëmtuar edhe një pjesë të urës, derisa i njëjti nuk është larguar nga organet kompetente as pas një muaji pas rrëzimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat