Anton Quni viziton lagjën e harruar të Prizrenit

Prizreni

Anton Quni viziton lagjën e harruar të Prizrenit

Nga: N.Sh. Më: 14 shtator 2021 Në ora: 15:11
Anton Quni

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka vizituar një lagje të braktisur të këtij qyteti.

Kjo lagje është Arbana, e cila sipas tij është braktisur përgjatë këtyre viteve të fundit.

Ai thotë se në këtë lagje nuk ka çerdhe, ndërsa shtëpia e shëndetit është rrënuar për t’u bërë një tjetër.

Sipas tij, fusah e futbollit ka mbetur pa investime e renovime, derisa mungojnë rrugë e kanalizime.

Postimi i plotë:

Arbana është një lagje që është braktisë e harru përgjatë këtyre viteve të fundit.

- Në Arbanë nuk ka çerdhe, e shtëpia e shëndetit që ishte mjaftueshëm funksionale, është rrënuar për tu bërë një tjetër.

- Fusha e futbollit ka mbetur pa investime e renovime.

Këtu mungojnë rrugë e kanalizime, ndriçimi e nuk ka madje as shporta për mbeturina.

- Bashkë të gjitha do ti rregullojmë, pushtetin që nuk punoi gjë për katër vite,  me votë do ta ndëshkojmë.

Banorët e Arbanës meritojnë më mirë, ata janë punëtorë, të dashur e bujar.

Ju faleminderit për pritjen!

#LDK160

#PerPrizreninQeDuam

#Vaksinohuni

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat