Haradinaj në Prizren: Lulzim Kabashi tërë jetën iu kushtua vlerave

Prizreni

Haradinaj në Prizren: Lulzim Kabashi tërë jetën iu kushtua vlerave

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 18:45
Foto nga takimi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj nëpërmjet një video mesazhi të shpërndarë në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Prizrenit.

Haradinaj ka thënë se Prizreni është qyteti i njerëzve të zot e të zgjuar që kanë lënë shenjë në historinë e vendit dhe jo vetëm atë kombëtare por edhe më gjerë.

Pra pse po ju drejtohem sot, për 17 tetor, për zgjedhjet komunale, e kam për nderë të kërkojë besimin tuaj për ofertën e Aleancës, për programin qeverisës dhe për kryetarin tonë”, ka thënë Haradinaj.

Më tej Haradinaj tregoi disa nga prioritet të cilat i ka kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga AAK, Lulzim Kabashi.

Kryetari ynë, Lulzim Kabashi është një njeri i zoti, një njeri që gjatë gjithë jetës së tij ju kushtua vlerave në të cilat beson Prizreni dhe Kosova, ka përgatit një program të mirë qeverisës që ka për qëllim zhvillimin ekonomik, në fillim avancimin e infrastrukturës, zhvillimin e turizmit, zonat industriale dhe mundësinë për punësim”, shtoi Haradinaj.

Tutje ai për Kabashin tha se po ashtu është zotuar të menaxhojë qytetin e Prizrenit në transparencë dhe në bazë të ligjit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat