Totaj me mësimdhënësit: Rritja e cilësisë në arsim dhe çerdhet e reja, prioritet mbi prioritetet në Prizren

Prizreni

Totaj me mësimdhënësit: Rritja e cilësisë në arsim dhe çerdhet e reja, prioritet mbi prioritetet në Prizren

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 13:46
Shaqir Totaj

Në prani të mësimdhënësve të shkollave të Prizrenit, në ambientin e hapur të Qendrës “Evropa” Kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së Shaqir Totaj, i shoqëruar nga ish Ministri i Arsimit të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ish deputetes së Kuvendit të Kosovës Luljeta Veselaj – Gutaj, ka shpalosur programin për arsimim për mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Me këtë rast Shaqir Totaj, ka theksuar se gjatë qeverisjes sime katërvjeçare, arsimi do të jetë prioritet i qeverisë së udhëhequr nga ai si dhe nuk do të lejojë që institucionet arsimore të jenë më të kapura nga politika, por do të punojnë në zbatim të ligjit.

Punëtorët e arsimit do të jetë të dinjitetshëm, nuk do t’u caktohen pozitat me zarfe siç po ndodhë, por do të përzgjidhen në mënyrë transparente, madje edhe në prani të kamerave, në prani të prindërve dhe atyre që i parasheh ligji. Do të angazhohet që të mos humbin asnjë orë mësimore si dhe në procesin e rekrutimit të stafit të ri të bëhet vetëm ashtu siç e parashohin rregullat dhe ligjet ne fuqi.” Ai më pas ka shtuar se do të angazhohet në rritjen e investimeve në arsim, për krijim të kushteve më të mira dhe në digjitalizim të procesit mësimor.

Enver Hoxhaj, më pas ka kërkuar nga mësimdhënësit e pranishëm dhe të atyre që nuk kanë qenë aty për shkak të pandemisë, që ta përkrahin Shaqir Totajn, jo vetëm pse është kandidat i PDK-së, por ai ka programin më të mirë i mundshëm për arsim dhe për arsye se mësimdhënësit vetëm me PDK-në ndihen krenar dhe vetvetja. Hoxhaj, ka shtuar se Prizreni nga një shembull i mirë në sferën e arsimit gjatë katër viteve është bërë qyteti i shoqëruar me më shumë parregullsi. Andaj, duke votuar Shair Totaj, ju mësimdhënës të dashur keni votuar për arsimin, për mësimdhënësit dhe për nxënësit që ë kenë një trajtim të dinjitetshëm.

Ndërsa Luljeta Veselaj Gutaj, më në hollësi ka shpalosur programin, duke u ndalur kalimthi në të gjitha pikat e programit për arsim, duke shtuar se do të ngritët rritja e sigurisë nëpër shkolla, investime në të mëdha në infrastrukturë, rritjen e bursave për nxënës të shkëlqyer dhe menaxhim më të mirë nëpër shkolla.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat