Ndalohen tre persona në Prizren, për kanosje e dhunë në familje

Prizreni

Ndalohen tre persona në Prizren, për kanosje e dhunë në familje

Nga: H.O. Më: 27 shtator 2021 Në ora: 11:21
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar në raportin 24 orësh se janë ndaluar tre persona për tre raste të ndryshme.

Personi i parë është ndaluar për veprat penale kanosje, lëndim i lehtë trupor dhe pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

Personi i dytë është ndaluar për veprën penale rrezikim i trafikut public dhe i treti për dhunë në familje.

Postimi i plotë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, në tri raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të bazuar se i dyshuari i parë ka kryer veprat penale “Kanosja”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, i dyshuari i dytë është ndaluar për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”, ndërsa i dyshuari i tretë është ndaluar për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së./Bota sot

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat