Anton Quni: Do të zgjidhim problemin e furnizimit me ujë për të gjithë banorët e Prizrenit

Prizreni

Anton Quni: Do të zgjidhim problemin e furnizimit me ujë për të gjithë banorët e Prizrenit

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 18:05
Anton Quni

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, vizitoi sot lagjen “11 Marsi”, me ç’rast i falënderoi banorët për pritjen e ngrohtë.

Quni, tha se banorët e kësaj lagjeje e kanë listën e gjatë të mungesave që qeveria lokale as që ka qarë kokën të merret me to.

– Mungesa e ujit të pijes, reduktimet e shpeshta dhe shtypja e ulët.

– Infrastruktura rrugore e pa mirëmbajtur, puseta të hapura, punime të stërzgjatura e kaos gjithandej.

– Orëmatësit e energjisë elektrike ka kohë që janë lënë me kapak të hapur. Ato të vendosura përgjatë rrugës paraqesin rrezik të lartë për jetën e secilit, e sidomos të fëmijëve që frekuentojnë këtë rrugë.

– Investimi i bërë në vlerë mbi 200 mijë euro në ndërtimin e një Qendre Rekreative Sportive, është shkatërruar ende pa e futur në funksion.

Ky ambient ka krijuar papastërti dhe strehë për grupe vandale e përdorues të narkotikëve.

Është i madh zhgënjimi dhe dëshpërimi i qytetarëve të kësaj zone me injorimin që u ka bërë ky pushtet në ikje”, tha Quni.

Më tej, ai tha se, së bashku do ti ndëshkojmë me votë e do ta bëjmë ndryshimin pozitiv për të mirën e përgjithshme.

Ne e kemi projektin e detajuar që do të zgjidhë problemin e furnizimit me ujë për të gjithë banorët e Prizrenit”, theksoi Quni.

Ndërsa, problemet tjera infrastrukturore, ai u zotua se do ti rregulloj që në vitin e parë të qeverisjes.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat