Totaj premton hapësira rekreative dhe mbështetje për talentet e sportit

Prizreni

Totaj premton hapësira rekreative dhe mbështetje për talentet e sportit

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 20:03
Shaqir Totaj

Kandidati për Kryetar të Prizrenit nga Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Totaj, e ka vizituar lagjen “Bajram Curri” ku ka dhënë një sërë premtimesh.

“Ndjesi e veçantë të rikthehem në fushën e basketit. Në këtë të shtune me diel, së bashku me të rinjtë e lagjes “Bajram Curri” shijuam streetball-in në fushën e ndërtuar nga vet qytetarët” ka thënë Totaj.

Totaj premtoi edhe hapësira rekreative, mbështetje për rininë dhe talentet prizrenase në sport e art,

“Si ish-sportist e menaxher i klubeve të basketit në Prizren, i njoh problemet me të cilat përballet sporti prizrenas. Gjatë qeverisjes sime do të investojmë në ndërtimin e tereneve sportive dhe fuqizimin e klubeve sportive duke ua mundësuar të rinjve tanë të shpërfaqin talentin e tyre”.

“Nën udhëheqjen time, qytetarët nuk do të kenë asnjëherë nevojë të ndërtojnë fusha sportive nga xhepi i tyre siç ka ndodhur gjatë keq qeverisjes së Haskukës. Sepse është detyrë dhe obligim i komunës t’i adresojë nevojat e qytetarëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat