Deputeti Haxhi Avdyli ka dhënë 8 arsye pse duhet votuar Mytaher Haskukën për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale të teotrit.
Sipas tij, Haskuka gjatë mandatit qeverisës nuk ka pasur asnjë aferë korruptive.
Postimi në Facebook:
8 ARSYE pse duhet votuar edhe një mandat MYTAHER HASKUKA ?
1. Sepse Mytaher Haskuka është njeri me integritet, i edukuar e arsimuar, pozitiv dhe i hapur
2. për 4 vite sa ishte kryetar i Prizrenit, përkundër kujdestarisë së hetuesisë, nuk ka pasur asnjë aferë korruptive,
3. përkundër sabotimit nga qeveritë qendrore në të kaluarën ka dhënë maksimumin për Prizrenin,
4. përkundër pengesave të brendshme nga skena politike lokale në asamble e jashtë saj, ka arrit ti përmbush premtimet paraelektorale,
5. duhet votuar edhe një mandat për të përmbyllur projektet zhvillimore që janë në vijim,
6. sepse tani kemi Qeverinë Kurti e Presidenten Osmani që jo që do pengojnë por do përkrahin çdo projekt të mirë për qytetarët,
7. sepse Prizreni meriton të shikoi kah e ardhmja, e jo ti kthehet qeverisjeve të kaluara të korruptuara,
8. sepse Mytaheri përfaqëson në mënyrën më sublime qytetarin e Prizrenit , në dallime e ngjashmëritë që kanë me njëri me tjetrin.
Unë do votoj 144 sepse dua #mëshumëpërprizrenin #meMyten .