​Quni takon profesionistët shëndetësorë, premton investime në shëndetësi

Prizreni

​Quni takon profesionistët shëndetësorë, premton investime në shëndetësi

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:43
Anton Quni

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit, Anton Quni ka zhvilluar një takim me profesionistë shëndetësorë të nivelit primar dhe sekondar.

Nga ky takim Quni premtoi shëndetësi më të avancuar dhe shërbime mjekësore më afër pacientëve i cili si sektor tha se do të jetë prioritet në qeverisjen e tij.

Po ashtu ai premtoi ndërtime të qendrave emergjente dhe qendra të mjekësisë familjare në zonat më të largëta të Prizrenit.

Quni: Me LDK-në shëndetësia do të jetë prioritet

“Përshtypja e përbashkët e mjekëve dhe politik bërësve është që qytetarët nuk e kanë trajtimin e duhur mjekësor. Është fushë që mund të eksplorohet më shumë limitet janë më të mëdha por edhe mundësitë janë të mëdha. Duhet vëmendje më e theksuar e autoriteteve komunale me ekspertizë dhe buxhet të mundshëm dhe gjithnjë në bashkëpunim me institucionet tjera qe të bëjnë të mundur një trajtim sa më të mirë të mundshëm dhe sa më të dinjitetshëm të të gjithë qytetarëve filluar nga personeli adekuat deri tek ngritja e objekteve fizike me pajisje më moderne për parandalim, diagnostikim dhe trajtim të gjitha këto çështje në programin qeverisës Të LDK-së do e kenë prioritetin dhe urgjencën”, tha ai.

PretendetNi për të parin e qytetit historik, Anton Quni premtoi ndërtim të qendrave mjekësore familjare në zonën e Hasit, Zhurit e Zhubës si zona të thella me qëllim që banorët e kësaj ane t’i kenë shërbimet mjekësore sa më afër.

Quni: Duhet të jemi sa më afër qytetarëve edhe me personel

“Numri i personelit, objektet fizike mjetet e transportit për momentin janë të pamjaftueshme që në kohën e duhur dhe mënyrën e duhur t’u ofrohet trajtimi qytetarëve. Ne duhet të jemi sa më afër qytetarëve edhe me personel, lokacione por edhe transportin nga këto qendra... flasim për hapësirën gjeografike siç janë zona e Hasit e Zhupës një nga fshatrat me zonën më të madhe në këtë regjion siç është Zhuri po çdo kund që është e nevojshme”, theksoi ai.

Profesionistët shëndetësor gjatë këtij bashkëbisedimi kërkuan kushte më të mira për punë, paga dinjitoze dhe zonim të shërbimeve shëndetësore. Po ashtu nga ta u kërkuar edhe decentralizim të shërbimeve mjekësore në komunën e Prizrenit.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni sot do të takojë edhe Shoqatën e Zejtarëve në këtë qytet

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat