Skandalet nuk kanë të ndalur nga udhëheqja komunale e NSMA-s në Malishevë

Prizreni

Skandalet nuk kanë të ndalur nga udhëheqja komunale e NSMA-s në Malishevë

Më: 14 mars 2017 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Në mbledhjen e datës 13.03.2017, Komisioni Komunal për shqyrtimin e ankesave-kërkesave të qytetarëve për emertimin e rrugëve në Komunën e Malishevës, ka paraqitur raportin përfundimtarë për aprovim në Kuvendin Komunal të Malishevës. Në këtë komision kanë qenë të përfaqësuara të gjitha subjektet politike dhe dy përfaqësues të kryetarit të komunës. Komisioni gjatë tërë punës për shqyrtimin e anëkesave të qytetarëve për emertimin e rrugëve ka punuar me ndershmëri dhe sinqeritet, ka rrespektuar në tërësi kriteret e përcaktuara në  ligj, dhe e tërë puna e këtij komisioni është realizuar me një koncenzues të plotë nga anëtaret e komisionit.

Sipas informacioneve që i ka sjellur anëtari i komisionit nga radhët e LDK-së njëherit edhe kryetar i këtij komisioni z. Rrahim Morina, nuk ka pasur shkelje të kritereve për emertimin e rrugëve dhe nuk ka kaluar asnjë emër i rrugës që nuk i ka plotësuar kriteret për emërtim. Komisioni ka ofruar një transparecë të plotë duke i’u ofruar këshillëtarëve të Asamblesë Komunale pesë dokumente (1. Lista e emrave të rrugëve që kanë pësuar ndryshime pasë shqyrëtimit të kërkesave të qytetarëve, 2. Raporti i komisionit, 3. Lista e aplikuesve dhe vlerësimi i komisionit, 4. Lista e segmentimit të rrugëve dhe kodifikimit të rrugëve, 5. Lista përfundimtare pasë vlerësimit të kërkesave-anëkesave të qytetarëve për emërtimin e rrugëve), që kanë pasur mjaftueshëm të dhëna dhe mundësi për një analizë më të hollësishme të punës së komisionit nga ana e kuvendit komunal. Për qudin tonë, NISMA për Kosovën as që është marrë me një analizë të tillë por kishte përgaditur një skenar për mos ta votuar raporitn e komisionit në fjalë. Shkakë i vetëm i mos votimit nga NISMA konsiderojmë se janë premtimet e shumta që u janë dhënë njerzëve të tyre për emrime të rrugëve në kundërshtim me kriteret e përcaktuara.

Ne jemi të bindur se mos votimi i raportit të komisionit për emërimin e rrugëve nuk ka të bëjë me keqpërdorime dhe shkelje të kritereve por kryekëput është e lidhur me interesa partiake dhe klanore të cilat do ta dëmtojnë interesin e përgjithëshëm në këtë drejtim. Vlenë të theksohet se këtij marifeti i ndihmuan edhe disa këshilltarë nga LDK (Januz Kastrati, Filloretë Bytyçi, dhe Ramadan Thaçi) të cilët si duket ishin koordinuar më herët për ti bërë argatin NISMA-s në këtë pikë të rendit të ditës.

Gjithashtu ne si LDK vlerësojmë se edhe dy subjektet e tjera politike (PDK dhe VV) të cilët në këtë komision kanë qenë të përfaqësuar me nga një anëtar dhe nuk kanë pasur asnjë vrejtje më të vogël dhe kanë qëndruar deri në fund të punës së komisionit, këshilltarët e tyre në mbledhjen e kuvendit komunal lëshuan mbledhjen pa asnjë arësye dhe nuk I’u bashkangjiten debatit dhe votimit të raprtit. Me këto veprime këto dy subjekte politike e ndihmuan NISMA-n që të keqëpërdorë punën e komisionit për qëllime të ulta politike, duke menduar se përmesë këtij veprimi do të fitojnë sinpatinë dhe votën e qytetarëve të komunës së Malishevës.

Me këto veprime të NISMA-s në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, është dëmtuar buxheti i komunës sepse kompania e cila ka pasur t’i prodhoj dhe vendosë tabelat nuk do t’i bartë shpenëzimet sepse afati i fundit për aprovimin e emertimit të rrugëve ka qenë data:15/03/2017. Gjithashtu mos votimi i këtij raporti do të krijoj shumë probleme dhe konflikte tek qytetarët e komunës sonë dhe vazhdimi i një gjendje të tillë do ta rëndoj edhe më shumë situatën në teren.

Ne si LDK angazhohemi fuqishëm në mbrojtjen e vlerave të luftës dhe kemi një respekt të veçantë ndaj dëshmorit Ibrahim Mazreku, por konsiderojmë se ndrrimi i emrit të rrugës “Rilindja Kombëtare” me emrin e dëshmorit të lartëcekur është një hapë i ngutshëm sepse Agjencioni Kadastral i Kosovës ka kërkuar segmentimin e katër rrugëve kryesore të cilën e ka propozuar edhe kryetari i komisionit z. Rrahim Morina.

LDK në Malishevë konsideron se veprimet e tilla që kanë ndodhur dje në Kuvendin Komunal, dëmtojnë rëndë interesat e qytetarëve, dhe proceset demokratike për zhvillimin dhe ndërtimin e Komunës së Malishevës, thuhet në komunikatën e LDK-së, dega në Malishevë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat