Apostolova e shqetësuar me gjendjen e trashëgimisë kulturore

Prizreni

Apostolova e shqetësuar me gjendjen e trashëgimisë kulturore

Më: 23 maj 2017 Në ora: 16:21
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka vizituar sot qendrën historike të Prizrenit. Bashkë me Apostolovan ishin shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka vizituar sot qendrën historike të Prizrenit. Bashkë me Apostolovan ishin shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë.

Apostolova tha se Prizreni është një nga vendet ku shihet etnicitet dhe multietnicitet të përfaqësuar shumë mirë. Ajo u shpreh e shqetësuar me gjendjen në të cilën ndodhet kjo qendër e trashëgimisë kulturore.

Apostolova: E shqetësuar me ndërtimet ilegale në qendrën kulturore

“ Ne duam ta shohim Prizrenin dhe trashëgiminë e tij kulturore si një simbol të Kosovës dhe duke parë vendet se ku janë ndërtuar parkingje, hotele janë shumë shqetësuese. Ne do të donim të bëjmë thirrje tek udhëheqësia e re e  këtij vendi dhe tek partitë politike,  të cilat tani janë duke krijuar platformat e tyre dhe të cilët po bëjnë apel tek njerëzit që t’i votojnë ata, ta kenë në mendje se sa e rëndësishme është trashëgimia kulturore sepse pa trashëgimi kulturore Prizreni do ta humbë vendin e tij shumë të rëndësishëm,  i cili tanimë është duke organizuar DokuFest-in, shumë turistë po vijnë këtu, shumë filma po xhirohen këtu dhe me të vërtetë është një vend shumë i famshëm në Kosovë. Kështu që, thirrja ime do të jetë që të mbledhim fondet tona, fondet e BE-së, të shteteve tona anëtare dhe të donatorëve tjerë ndërkombëtarë që ta ndihmo jmë qytetin që ta ruajë trashëgiminë e tij “, tha Apostolova.

E shqetësuar për gjendjen në të cilën është kjo qendër , është shpreh edhe Tringa Kasëmi, nga shoqëria civile e Prizrenit. Ajo tha se nga 155 shtëpi gjysma e monumenteve të tyre janë në rrezik për t’u shkatërruar.

Kasëmi: Fatkeqësisht nuk funksionon sundimi i ligjit

“Gjatë gjithë kohës akterët e shoqërisë civile në Prizren jemi munduar që të mbajmë një qasje pozitive krahas zhvillimeve ndaj qendrës historike . Fatkeqësisht mungesa e sundimit të ligjit dhe injoranca totale e autoriteteve komunale dhe institucioneve përkatëse e ka kthyer qendrën historike të Prizrenit në një qendër të kaosit e objektet e mbrojtura të trashëgimisë kulturore në një parajsë , që uzurpatoret i kthyen në hotele e parkingje ilegale. këtë mund ta dëshmoj me fakte dhe statistika nga 382 shtëpi tradicionale në 2006 brenda zonës sot kanë mbetur 155 shtëpi afër gjysma e monumenteve brenda qendrës janë në rrezik për shkatërrim edhe sot e kësaj dite. 35 vend parkingje operojnë në zonë shumë prej tyre janë pa leje. Një numër i madh i shtëpive tradicionale janë rrënuar”, tha Kasëmi.

Sipas saj drejtësia në këto raste do të duhej të ishte garanci që raste të tilla mos të mos përsëriten më kurrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat