Vehapi premton projekte të reja për rregullimin e rrugëve fushore

Prizreni

Vehapi premton projekte të reja për rregullimin e rrugëve fushore

Më: 23 maj 2017 Në ora: 18:25
Ecurinë e punimeve nga afër i ka parë të martën edhe Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit.

Komuna e Rahovecit po vazhdon me intensitet të lartë në rregullimin e rrugëve fushore të parapara të realizohen përmes projektit “Rregullimin e rrugëve fushore në Komunën e Rahovecit”.

Ecurinë e punimeve nga afër i ka parë të martën edhe Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit, i shoqëruar nga fermeri Eqrem Hoxha dhe fermerë të tjerë, të cilët edhe e kanë falënderuar për rregullimin e këtyre rrugëve.

Kryetari Vehapi u takua edhe me fermerët, të cilët arat e tyre i kanë në ato pjesë ku janë duke u rregulluar rrugët fushore. Ai me këtë rast u tha atyre se në vazhdimësi do të ketë projekte, të cilat kanë të bëjnë me rregullimin e rrugëve fushore.

Ndërsa fermerët falënderuan kryetarin Vehapi për rregullimin e rrugëve fushore, duke i thënë se rrugët të cilët janë shtruar me zhavorr, më herët as në këmbë nuk kanë mund t’i kalojnë, por duke iu falënderuar shtruarjes me zhavorr mund të shkojnë në arat e tyre kurdo që dëshirojnë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat